Zvicra, një prej vendeve me më shumë armatime në Europë, ka votuar gjatë një referendumi të së dielës për të kufizuar kontrollin e armëve e për të qenë në përputhje me ligjet strikte të Bashkimit Europian mbi armët. Rreth 64 për qind e qytetareve votuan pro kufizimit te mbajtjes se armeve te tipit gjysmëautomatik, automatike, lazera etj. Sipas të dhënave, rreth 48 për qind e familjeve zvicerane posedojnë një armë, një nga përqindjet më të larta në Evropë.

Edhe pse nuk është vend anëtar i Bashkimit Europian, Zvicra është pjesë e zonës “Schengen”, një zonë që mund të vizitohet pa pasur nevojën e një vizë apo pasaportë nga shtetas të 26 vendeve të BE-së.

Pas sulmeve terroriste të Parisit dhe Brukselit në vitet 2015-2016, Bashkimi Europian forcoi rregulloren mbi armët, të njohur si “Ndalimi i armëve në BE”, e inkurajoi edhe Zvicrën që t’iu përmbahej ligjeve të tij. Kundërshtarët e ligjeve të reja kundër armëve i përshkruan ato si një diktat nga Brukseli, duke u shprehur se ato rrezikonin traditën e gjatë të armëmbajtjes në këtë vend. Por referendumi kombëtar i së dielës tregoi se votuesit mendojnë ndryshe, duke mbështetur në mënyrë dërrmuese ligjet e reja.

Në këtë mënyrë Zvicra u tregua e gatshme të bashkëpunojë në përpjekjet e BE-së për të parandaluar sulmet terroriste dhe për të mbajtur marrëdhëniet e tyre shpesh të vështira me Brukselin sa më të qetë. Gjithsesi, shtetasit e huaj kanë qenë të përjashtuar nga e drejta për të zotëruar armë në Zvicër.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: