Algjeria ka kaluar në finale të Kupës së Afrikës, pasi mposhti në gjysmëfinale Nigerinë me rezultat 2-1. Algjerianët ishin të parët që kaluan në epërsi me autogolin e William Troost-Ekong në minutën e 40-të të ndeshjes.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e algjerianëve. Me fillimin e pjesës së dytë nigerianët u ‘zgjuan’ duke arritur të barazonin shifrat me anë Odion Ighalos në minutën e 73-të që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Kur mendohej se ndeshja po shkonte drejt shtesave, Riyad Mahrez realizon në minutat shtesë (90’+5), duke kualifikuar Algjerinë në finale. Në finale Algjeria do të përballet me Senegalit që e eliminoi Tunizinë. Finalja dot të zhvillohet të premten në orë 21:00.
BalkanWeb