Partizani ka rinisur dje përgatitjet për ndeshjen e kthimit me Karabakun, takim i cili do të luhet të mërkurën në transfertë.

Pas pushimit të së premtes, ku lojtarët u relaksuan sipas shijeve të tyre, gjatë paradites së djeshme skuadra ka zbritur në fushën e stadiumit të Kamzës. Në dallim nga përgatitjet për ndeshjen e parë, situata në kampin e kuq duket më e qetë dhe optimiste.

Madje kjo gjë vihet re jo vetëm te lojtarët, por edhe te trajneri Lerda që dukej shumë në stres para debutimit zyrtar me Partizanin. Duke ditur se vinin nga një ditë pushimi, seanca e djeshme ka qenë më shumë e karakterit fizik dhe atletik, por nuk kanë munguar edhe ushtrimet me top.

Sot dhe nesër pritet që të punohet vetëm në aspektin teknikotaktik dhe zbatim skemash, ku do të vendoset edhe për formacionin e mundshëm. Këto dy seanca pritet të jenë të vështira jo vetëm për lojtarët që duhet të ndjekin me vëmendje trajnerin Lerda, por edhe për mediat, pasi përgatitjet do të zhvillohen me dyer të mbyllura.

MUNGESAT- Me shumë mundësi trajneri Lerda do të bëjë dy ndryshime në formacion, ku në dallim nga sfida e parë, pritet që Trashi dhe Braun ta nisin si titullarë në Baku. Edhe për këtë takim Partizani nuk do të jetë i plotë. Jurgen Bardhi akoma nuk është 100% gati për të qenë pjesë e skuadrës ndaj Karabakut.

Capture

Hektor Idrizaj është në fazë rikuperimi nga operacioni që ka kryer dhe i duhet edhe pak kohë për të qenë gati. Aristoteles Romero sapo i është bashkuar ekipit, por venezuelianit i duhet shumë punë që të kapë formën, pasi ka mbërritur mbipeshë dhe nuk mund të llogaritet për Karabakun. Mbetet për të parë nëse trajneri Lerda do t’i japë mundësi Solomonit që të debutojë me Partizanin në transfertën e Bakusë./Panoramasport/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb