Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Rusi, teksa një burrë është goditur me thikë në stomak, por arritur në qëndrojë në këmbë dhe të qëllojë agresorin  e tij.

Mediet e huaja kanë publikuar momentin e tmerrshëm, në të cilin duket përleshja me dy personave. Sherri ka nisur në një parking makinash dhe ka përfunduar me goditje thikash.

Autori ka qëlluar “viktimën” me thikë në stomak, por çuditërisht ai ka arritur të qëndrojë në këmbë dhe madje ta rrëzojë atë në tokë. Ishin kalimtarët e rastit që ndërhynë për ta larguar viktimën nga sulmuesi, që qëndronte i shtrirë në tokë pa ndjenja.

Videoja është filmuar më 29 korrik të vitit të kaluar dhe është shpërndarë në masë në rrjetet sociale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: