ZVICER

Kishin kaluar vetëm tre minuta nga Viti i Ri, kur ka lindur fëmija i parë në Kantonin e Gjenevës, që deri më tani raportohet se është i pari që ka lindur në Zvicër.

Fëmija i parë është shqiptar, ndersa deri më tani nuk ka emër. Prindërit mund të vendosin deri më 4 janar për emrin e tij, shkruan “20Min”.

Babai i foshnjës është Ejup Limani, i cili punon si piktor, përcjell albinfo.ch.

Fëmija ishte dashur të lindte më 25 dhjetor. “Falë pushimeve kishim më shumë kohë për të rëndë dakord për një emër”. Por, ai ka një emër të preferuar. “Më pëlqen Aulon, por gruaja ime ende nuk është e sigurt”, thotë Ejupi.

Si për koincidencë, ky raportohet se është fëmija i parë i lindur në Zvicër. Dario lindi më 00:30 në Luzern.

Në kantonin e Bernës, Elea Siegenthaler lindi 51 minuta pas mesnatës. Prindërit e Eleas janë nga Ochlenberg. Vajza është e gjatë 52 centimetra dhe peshon 3260 gramë në lindje.

Në Zvicrën Qendore, sipas Tagblatt, Bera, ishte vajza e parë e vitit të ri. Ajo lindi në 01:30. Të gjitha foshnjat e lindura për Vitin e Ri janë mirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: