KUKES

Një person i shoqëruar në ambientet e paraburgimit në komisariatin e Kukësit ka ndërruar jetë.

Personi në fjalë  i identifikuar si 49-vjeçari, Medi Gjuni mësohet të ketë ndërruar jetë rrugës për në spital.

Nga ana tjetër policia sqaron se 49-vjeçari është ndjerë keq në paraburgim para se ta dërgonin në spital. Ai ishte ndaluar pak ditë më parë për dhunë në familje.

Policia tha se burri ishte denoncuar nga familja për ushtrim të dhunës gjatë mbrëmjes së 31 dhjetorit, ndersa ndalimi dhe shoqerimi i tij është bërë me datë 1 janar 2019.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb