SUDAN

Qindra protestues janë mbledhur në qytetin Omdurman për ta kërkuar pëfundimin e pushtetit gati 30-vjeçar të presidentit Omar al-Bashir. Raportohet se protestuesit janë shpërndarë nga policia që ka përdorur gaz lotsjellës.

Sudani po përballet me protesta në dy javët e fundit. Ato janë nxitur nga rritja e kostos së jetesës. Protestuesit anti-qeveritarë filluan kryengritjet në mesin e dhjetorit të kaluar për shkak të rritjes së inflacionit. Në disa vende, çmimi i bukës është trefishuar, ndërsa rritje ka pësuar edhe çmimi i karburanteve.

Protesta e sotme filloi pas lutjeve të së premtes. Në grumbullin e njerëzve janë dëgjuar brohoritjet “liri, paqe, drejtësi” dhe “Revolucioni është zgjedhja e popullit”. Qeveria ka njoftuar për rritjen e çmimeve në mesin e dhjetorit, ndërsa tash protestuesit po e kërkojnë edhe dorëheqjen e presidentit Bashir, i cili kishte ardhur në pushtet në vitin 1989.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: