Ministri i Brendshëm Christophe Castaner,  tha se protestuesit në Francë, të vetëquajtur “Jelekët e Verdhë” kanë shkatërruar pothuajse 60% të rrjetit të të gjitha radarëve dhe kamerave të shpejtësisë në vend.

Lëvizja e protestës nisi kundër rritjes së taksave të karburantit dhe pa shoferët të bllokojnë rrugët dhe kabinat e autostradave. Disa protestues mendojnë se kamerat e shpejtësisë janë vetëm një masë që gjeneron të ardhura e që merr para nga të varfërit.

Hugh Schofield i BBC në Paris, tha se prova e vandalizmit është e dukshme për të gjithë ata që drejtojnë automjetet në të gjithë Francën, me kamerat-radare të mbuluara me bojë ose shirit të zi për t’i ndaluar ato të punojnë.

Ai tha se pajisjet janë “neutralizuar, sulmuar ose shkatërruar” nga anëtarët e lëvizjes së protestës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: