E ardhmja e klubit të Skënderbeut është e lidhur ngushtë me vendimin përfundimtarë që do të marrë Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, një vendim i cili po zgjatet aq shumë në kohë sa impkati i tij po reflektohet edhe në këtë sezon.

Drejtuesit e klubit, trajneri Shehi por dhe lojtarët janë të gjithë sy e veshë nga Lozana pasi askush nuk di se çfarë do të ndodh, merkato dhe shumë objektiva të tjerë janë të lidhur ngushtë me këtë vendim. Skënderbeu rrezikon të pezullohet me dhjetë vite mos pjesëmarrje në kupat e europës, të paktën ky është vendimi në fuqi i dhënë nga UEFA. Presidenti Takaj ka deklaruar në më shumë se një herë se gjyqi është përcaktuar në muajin mars ndërsa vendimi përfundimtarë do të merret në maj.

  • foto galeri
  • foto galeri

Pavarësisht insistimit të numrit një të klubit korçarë çështja Skënderbeu pritet të shkojë përtej këtyre afateve pasi në axhendën e publikuar nga KAS nuk ka asnjë çështje Skënderbeu, të paktën jo deri më 28 mars. Që nga dita kur u bë publik vendimi i UEFA që pezullonte Skënderbeun për trukim dhe manipulim ndeshjes ka kaluar afro 1 vit, ndërsa klubi korçarë vijon të kërkojë drejtësi në zyrat e KAS.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb