TIRANE

Pasi Kuvendi i Maqedonisë miratoi me 81 vota pro ndryshimet kushtetuese duke zyrtarizuar emrin e ri të shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut, vjen një reagim nga ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Shehu theksoi se Maqedonia e Veriut tashmë nga NATO, do të jetë shumë më afër Bashkimit Europian e Perëndimit. Mes të tjerash Shehu vlerësoi kontributin e partive shqiptare në Maqedoni.

“Urimet me te mira Maqedonisë së Veriut.
Maqedonia e Veriut tashme në NATO e shumë më afër Bashkimit Europian e Perëndimit.
Një arritje e madhe kjo, një tejkalim vështirësish e pengesash jo të vogla, të krijuara nga brenda e jashtë atij vendi, nga ata që donin ta shtynin drejt Lindjes.
Dhe në këtë rrugëtim suksesi, një forcë shtytëse thelbësore ishte faktori dhe forcat politike shqiptare. Tashmë besoj se gjerat mund të jenë më mirë për atë vend e Rajonin tonë”, shkruan Shehu.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: