Një nga talentet shqiptare, por që nuk është marrë ndonjëherë në konsideratë nga trajneri Kristian Panuçi, është pikërisht Françesko Tahiraj. I riu nga Vlora, që e ka nisur në akademinë e Juventusit, luante prej 2015 në Slloveni.

Një sezon tek Zavrc, ndërsa preh 2016 ishte pjesë e Aluminij. Plot nëntë gola të realizuar në Slloveni, në 18 ndeshje të zhvilluara. Tahiraj nuk është marrë kurrë në konsideratë nga Panuçi, ndërsa ka qenë pjesë e moshave U-19, por vetëm 4 vite më parë.

Ditën e sotme, siç raporton RTK në Kosovë, Tahiraj ka gjetur akordin me Dinamon e Zagrebit, dhe gjithashtu ka kyrer edhe vizitat mjekësore, dhe tashmë mbetet vetëm zyrtarizimi, që mesfushori të quhet pjesë e klubit kroat.

Plot nëntë gola të realizuar në Slloveni, në 18 ndeshje të zhvilluara. Tahiraj nuk është marrë kurrë në konsideratë nga Panuçi, ndërsa ka qenë pjesë e moshave U-19, por vetëm 4 vite më parë./Panormasport/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb