ELBASAN

Edhe në qytetin e Elbasanit studentët vijojnë të protestojnë dhe një prej tyre sot ka denoncuar një kërcënim, që sipas tij, ka ardhur nga pedagogët e universitetit “Aleksandër Xhuvani”.

Një student i fakultetit të Infermierisë në Elbasan duke folur për gazetarin e “BalkanWeb”, Fatmir Popja shprehet se ata janë kërcënuar me mungesa nga pedagogët. Kjo sipas studentit Visar Jashari, është në kundërshtim të plotë me urdhrin e dekanit, i cili kishte njoftuar më parë se mungesat e tyre nuk do të merren.

Krahas Elbasanit, protesta vijon edhe në disa fakultete në Tiranë, ku studentët kanë zgjedhur të ngujohen brenda ambienteve deri në përmbushjen e kushteve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb