Bayern Munchen e ka nisur me fitore pjesën e dytë të sezonit. Bavarezët arritën një fitore të rëndësishme  1-3 në trasfertë ndaj  Hoffenheim.

Ish ylli i Schalkes Leon Goretzka ka realizuar dy gola në këtë takim, që të dyja në pjesën e parë.

Shulz ngushtoi shifrat në minutën e 59-të, por Levandovski në të 87-tën vulosi gjithçka. Me këtë fitore, Bajerni mban vendin e dytë, duke iu afruar me 3 pikë Borusia Dortmundit e cila nesër luan në trasfertën e vështirë të Leipzigut.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: