Interi ka mposhtur Milanin me rezultatin 2-3, në derbin e zjarrtë të Milanos. Një përballje emocionuese që prodhoi plot 5 gola.

Vesino hapi serinë e golave në minutën e 3-të, duke kaluar në avantazh skuadrën e Spaletit. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1, ndërkohë që në të dytën u shënon dhe 4 gola të tjerë.

Bakajoko dhe Muzakio gjetën rrugën e rrjetës për skuadrën e Gatuzos, ndërkohë që për Interin shënoi De Vraj dhe Martinez. Me triumfin e sotëm skuadra e Spaletit parakaloi kuqezinjtë në renditje, duke u ngjitur në vendin e e tretë.

Edhe pse me mungesa të shumta, skuadra e Interit tregoi karakter duke siguruar një fitore të artë në derbi. Kujtojmë që trajneri Spaleti nuk kishe sot në dispozicion, Ikardin, Naingolanin, Zhoao Marion dhe Mirandën.//PanoramaSport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb