Lionel Messi ishte fantastik në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e Real Betisit dhe tifozët vendas nuk mund të bënin asgjë përveçse ta duartrokisnin.

Superylli i Barcelonës shënoi hat-trick në përballjen, të cilën Blaugranët e fituan me rezultat 4-1, ndërsa publiku vendas i dhuroi ovacione pas golit të tretë, i cili ishte spektakolar.

“Nuk më kujtohet të jem duartrokitur nga tifozët rivalë për një gol në të kaluarën”, ka theksuar ai për Movistar.

 

Ndërsa kur është pyetur se a ka shënuar ndonjë gol aq të bukur, me përulje i ka kushtuar rëndësi tri pikëve dhe shmangies në tabelë dhe jo suksesit individual.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb