Kandidatja për kryetare e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova sot realizoi takim me qytetarët e komunës së Vevçanit dhe Strugës. Ajo në takim porositi se duhet të ndalohet katastrofa ekologjike që po ndodh në Ohër dhe Strugë.

“Nëse e duam Maqedoninë duhet ta mbrojmë me ligj. Maqedoni, është koha ta ndalojmë këtë katastrofë ekologjik që po ndodh në Ohër dhe Strugë. Deri kurë vetëqeverisja lokale dhe pushteti do ta injorojnë zërin e qytetarëve? Deri kur do të injorohet rekomandimet e organizatave ekologjike joqeveritare?”, deklaroi Siljanovska Davkova.

Në Vevçani, kandidatja nga radhët e OBRM-PDUKM-së theksoi se është kandidate që lufton për mbrojtjen e identitetit dhe emrit maqedonas.//Telegrafi

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb