Kritikuesja e Qeverisë në Sllovaki, Zuzana Caputova, e ka fituar rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Sipas rezultateve paraprake, 45-vjeçarja Caputova mori më shumë se 40 përqind të votave, ndërsa sfiduesi më i fortë i saj, kandidati i partisë në pushtet, Maros Sefçoviç, mori mbi 18 përqind të votave.

Pasi që asnjë prej kandidatëve nuk mori shumicën absolute, Caputova dhe Sefçoviq do të garojnë në balotazh të dytë më 30 mars.

Nëse Caputova fiton rundin e dytë, ajo do të jetë presidentja e parë grua e Sllovakisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb