Holanda e ka nisur me fitore fushatën për kualifikimet në Kampionatin Evropian 2020 duke mposhtur Bjellorusinë me rezultatin e thellë  4-0 me një dopietë të shënuar nga Memfis Depai, dhe golat e Uajnaldum dhe Van Dajk.

Edhe Kroacia e ka nisur me fitore, duke  mundur me shumë vështirësi, Azerbajxhanin me rezultat 2-1. Kroatëve iu desh të përmbysnin  golin e Sheidaev, me rrjetat e Barisiç dhe Kramariç.

Belgjika  ka mposhtur Rusinë 3-1 për të treguare dhe një herë që është një nga kombëtaret më të forta. Tielemans një herë dhe Hazard dy herë i dhanë fitoren Belgjikës.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: