TIRANE

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në emisionin e mëngjesit “Koha për t’u zgjuar” me Bashkim Hoxhën në News 24, u shpreh i bindur për një fitore të bindshme të Partisë Socialiste në zonën e Astirit. Veliaj i cilësoi protestuesit e Unazës, banesat e të cilave preken nga ndërtimi i projektit të “Unazës së Madhe” si 40 persona që përdoren politikisht dhe si një bullizëm kundër qytetit.

“Partia Socialiste do të jetë fituese edhe në qendër të Astirit. Tafmaja e 40 vetave që përdoren politikisht është një bullizëm kundër qytetit. Unë i ftoj si News 24 rastësisht që televizioni juaj është pranë banesave sociale.

Është më mirë të jetojnë aty, sesa të jetojnë mbi pusetë. Kush nuk e pranon këtë ofertë është te kjo mazhorancë e zhurmshme që po përdoret politikisht. Unaza do bëhet dhe Tirana do vazhdojë do ecë përpara. Dhe unë jam i bindur që do të fitojmë edhe te Astiri.”- u shpreh Veliaj.

Veliaj u ndal edhe te mandati i tij. I pyetur në studio nëse ndihet i lodhur në kërkim të mandatit të dytë, kryebashkiaku Veliaj tha se pavarësisht mllefit që ekziston në vend, të shumtë janë ata që e vlerësojnë.

“Fakti që vazhdoj të çohem si ti në 6 do të thotë që jam akoma në formë. Sigurish që në Shqipëri ka urrjetje ka mllef, ka edhe nga që thonë pse më sheh.  Shumica e njerëzve thonë që jam me ty si mund të të jap një dorë. Dikush që mbjell një pemë sigurish nuk do pështyjë. Nuk është një shkencë e madhe. Janë bërë shesh janë bërë pazare, të gjitha këto janë shumë të rëndësishme.

Në kishim katër vite kur askush nuk protestoi. Rëndësi ka mos të mërzitët njeri. Më mirë të ketë debat dhe të mërziten ca njerëz. Ish-presidenti u mërzit shumë, por fëmijët jo. Në këtë sens në diskutimin publik do të thotë që po ndodhin ca gjëra. Vendimet e Tiranës merren nga të gjithë aksionerët e Tiranës. Atëherë kjo është arsyeja pse unë i kam sfiduar disa herë që të shkojnë në Gjykatë. Për sa kohë nuk kthehen në Gjykatë ku janë dënuar për shpifje. Por të thuash jam kundër dhe nuk garoj dhe nuk shkoj në gjykatë është zgjedhja e secilit që të diskretitojë veten.

Cila është trashëgimi? Balta, minjtë. Të njëjtën gjë bënë edhe te kalaja e Tiranës. Kështu për të gjitha këto arsye triumfon shumica. Te Astiri kishte çështje më të komplikuara. Te Astiri duhet të ndajmë dy çështje ka nevojë Astiri për Unazë, ama qyteti nuk mund të lihet pa unazë. Por të thuash këtu ne nuk do lejojmë Unazë.”-tha Veliaj ndër të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb