Teksa deri më tani numërohen 80 të vdekur nga flakët e mëdha në Greqi, shumë qytetarë shqiptarë kanë shpërthyer në komente negative mbi vendin fqinj.
Komentet në rrjetet sociale iu bashkuan hidhërimit dhe dhimbjet të banorëve të dëshpëruar, të cilëve nuk u mbeti asgje tjetër veçse rrënojave të zjarreve, të cilat vranë më shumë se 80 persona.
Por pjesa më e madhe e shqiptarëve u sensibilizuan njëzëri për këtë ngjarje, ku mes tyre dhe ish Miss-i Valbona Selimllari.
Megjithatë, në postimin e saj u hodhën komentuesit duke shfryrë urrejtje dhe duke shprehur një gëzim i shfrenuar për ngjarjen tronditëse.
Një nga fansat shkruante se: Fuck Greece, ashtu ju pafsha të vdekur dhe ju që vini flamurin grek.”
Valbona nuk ka nguruar t’u kundërpërgjigjet, duke i thënë se: Vdekja nuk i urohet askujt. Atje ka pasur fëmijë, nëna, baballarë. Mjaft e bëtë pjesë të politikave dhimbjen njerëzore”
BalkanWeb