TIRANE– Kreu i PD, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për mediat nga selia e PD pas mbledhjes së grupit dhe bojkotimit të Kuvendit, ku në rend dite është edhe votimi i ligjit për magjistratët që kërkon 84 vota.
“Ligji i magjistraturës është aprovuar vetëm me votat e mazhorancës dhe në mënyrë të tillë që pasi Rama ta kapte drejtësinë të mos ja hiqte askush nga duart. Tashmë ajo është një shkollë partie, pra është një institucion i kapur nga Rama dhe me emrat e PS. Me magjistratët synohet kapja e drejtësisë. Magjistratura nuk zgjidh ngërçin e Gjykatës Kushtetuese. Reforma në drejtësi u shndërrua në një kënetë. Reforma në drejtësi do funksiononte po të ishte Saimir Tahiri në burg. Reforma në drejtësi është në kolaps”- tha Basha.
Basha renditi edhe pikat që duhet të zbatojë mazhoranca për të zgjidhur sipas tij ngërçin e reformës në drejtësi:
1. Zhbërjen e të gjitha ligjeve që janë miratuar në mënyrë të njëanshme për Reformën në Drejtësi.
2. zgjidhja e situatës së paligjshmërisë në organin e Prokurorisë, duke i dhënë fund kapjes politike të prokurorit të përgjithshëm.
3. Zgjidhja e situatës së paligjshmërisë në përzgjedhjen e anëtarëve të jashtëm të KLP dhe KLGJ duke futur në garë të gjithë kandidatët që ishin përjashtuar nga ONM.
4. Zgjidhja urgjente e ngërçit të krijuar në Gjykatën Kushtetuese. Sa kohë që vendi ska Gjykatë Kushtetuese vendi është në një situatë grushti shteti.
6. Ecuria normale sipas Kushtetutës dhe ligjeve i procesit të vettingut. Ndërprerja e menjëhershme e ndërhyrjes së mazhorancës në proces. Sot për të njëjtën shkelje dikush mbahet në detyrë, e dikush shkarkohet nga detyra.
7. Komision koordinimi që e përcakton dhe kushtetuta që të jetë i balancuar dhe i paanshëm që të mbikëqyrë ngritjen e organeve të reja të sistemit të drejtësisë.
(d.d/BalkanWeb)