Mbrëmja e sotme e “Champions League” nuk ka kursyer aspak emocionet e shumta që dinë të dhurojnë vetëm yjet që luajnë në kompeticionin më të rëndësishëm europian. Në 8 takime janë realizuar 31 gola.

Takimet me më shumë interes ishin Manchester City-Napoli që përfundoi me fitoren e vendasve me rezultatin 2-1. Anglezët kalua shpejt në avantazh në minutën e 9-të me Stërling, ndërsa Gabriel Jesus vetëm 4-r minuta më pas dyfishoi rezultatin. Napoli në vijim u zgjua dhe mori kontrollin e lojës ku në pjesën e dytë arriti edhe të shënojë. Diwara këtë herë nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë ndryshe nga se ç’kishte bërë Mertens në të parën.

Real Madrid është ndarë në paqe me Tottenham. Skuadra angleze u tregua më kërkuese dhe në minutën e 28-të gjetën avantazhin pas një autogoli të francezit Varane. Më pas “galaktikët” rritën marshin dhe pak para fundit të pjesës së parë fituan një penallti që u godit saktë nga Ronaldo. Shifrat 1-1 do të mbeteshin stoike edhe në pjesën e dytë.

Liverpul nuk ka kursyer asgjë nga repertori i tij duke mundur në transfertë skuadrën e Ahmedit me rezultatin e turpshëm 0-7. Në këtë takim për skuadrën e “Premier League” ranë në sy futbollistët Firminho dhe Salah që shënuan nga dy gola, ndërsa Coutinho, Chamberlain dhe Arnold gjetëm vetëm një herë rrugën e rrjetës.

Dy takime të cilat mund të cilësohen si surprizat e mbrëmjes janë Spartak Moscoë-Sevillia e përfunduar me rezultatin 5-1 dhe APOEL-Tottenham që nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1.

Rezultatet e mbrëmjes

Apoel 1-1 Dortmund

62-Pote, 67-Soktratis

Feynord 1-2 Shakhtar Donetsk

8-Berghuis, 24-Bernard, 53-Bernard


Manchester City 2-1 Napoli

9-Sterling, 13-Gabriel Jesus, 73-Diwara


Maribor 0-7 Liverpul

4-Firminho, 13-Coutinho, 19-Salah, 40-Salah, 54-Firminho, 86-Chamberlain, 90-Arnold




Monaco 1-2 Besiktas

30- Aboubakar, 34-Tosun


Leipzig 3-2 Porto

8-Orban, 18- Aboubakar, 38-Forsberg, 41-Augustin, 44-Marcano





Real Madrid 1-1 Tottenham

28- Autogol (Varane), 42-Ronaldo


Spartak Moscow 5-1 Sevillia

18-Promes, 30-Kjaer, 58-Melgarejo, 74-Adriano, 90-Promes



(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb