VLORË- 10 ton drogë dyshohet se janë kapur mbrëmjen e sotme në Vlorë, në fshatin Babicë e Vogël. Ndonëse nuk ka informacion zyrtar nga policia, denoncimin e bëri ish-kryeministri Sali Berisha në “Facebook”, i cili dha edhe emrin e pronarit të lëndës narkotike.

Bëhet fjalë për Armand Kocerrin. Burime konfidenciale nga prokuroria thonë se pronari i drogës së gjetur në Vlorë është një bashkëpunëtor i vëllezërve Habilaj dhe se operacioni ka ardhur pas urdhrit të kryeprokurorit.

Mbrëmjen e kaluar Adriatik Llalla pati një takim me Prokurorët e Krimeve të Rënda, ky mendohet se iu ka dhënë edhe urdhrin vartësve të tij për të ndërmarrë operacionin, i cili vjen dy ditë pas publikimit të dosjes së Habilajve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: