Pas arrestimit të kushëririt të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri , për trafik droge në droge në Itali, dhe përgjimeve ku del emri i vetë deputetit socialist, kryeministri Edi Rama e ka quajtur të neveritshme dhe shokuese atë çka ka dalë nga biseda e dy kriminelëve.

“Vetë qeveria e re është krijuar për të mos falur e as toleruar këdoqoftë, që zgjedh rrugën e krimit në vend të rrugës së Shqipërisë që duam – Me shtet, punë, mirëqenie,” shkruajti Rama në Facebook.

Por komentuesit e kanë ngacmuar duke i thënë se nuk ka mundësi që vetë kryeminsitri të mos i ketë ditur këto gjëra.

Megjithatë Rama nuk ka nguruar t’i kthejë përgjigje.

Komentuesi: Çudi, juve kryeministër kërkoni te vërtetën… Ju duhet të dini gjithçka, siç e dinë te gjithë shqiptaret. Prandaj zoti kryeministër ka ardhur koha ti tregosh Shqipërisë e shqiptarëve që je me kriminelet, me të korruptuarit apo je për Shqipërinë e per shqiptaret. Në burg Tahirin e të gjithë bukë shkelurit si puna Tahirit. Mundësisht dyfishin e dënimit.. Ka ardhur momenti të tregosh në çfarë krahu je

Rama: Elio, une nuk di cfare di ti qe flet ne emer te te gjithe shqiptareve, po di qe ne burg shkon kush shkel ligjin dhe e çon prokuroria e gjykata jo qeveria! Sa per krahun tim, nese s’e ke marre vesh ende zor se ke per ta marre vesh, po qe ta dish nga une, jam ne krahun ku me kane mesuar te jem prinderit e mi, ku kam qene gjithe jeten dhe ku se fundmi ma ka caktuar te jem shumica derrmuese e shqiptareve

Komentuesi : Per c’fare te vertete flet ti je vete koka e krimit, jo vetem saja ka by… me gje , pa  dijenine tende, por askush nuk mundet ne qeverine tende, te beje qofte dickane me te Vogel.

Rama: Te keqen e kokes qe e paske plot mend, dukesh qe ne pamje dhe uli ato dy gishta se i turperon

aas

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: