TIRANE – Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës bën të ditur se kanë përfunduar gjithë procedurat ligjore për marrëveshjen e njohjes së ndërsjelltë të patentave të automjeteve mes Shqipërisë dhe Kroacisë.

Marrëveshja hyn zyrtarisht në fuqi në datën 22 Dhjetor 2015, dhe prej kësaj date gjithë drejtuesit e automjeteve që udhëtojnë në Kroaci, dhe janë të pajisur me patentë të rregullt shqiptare, mund të qarkullojnë normalisht në këtë shtet.

Kjo marrëveshje tregon vullnetin dhe angazhimin maksimal të Qeverisë dhe Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, për të zhvilluar politika transporti sa më në favor për qytetarët, si dhe për të përmirësuar dhe thjeshtëzuar shërbimet.

Me hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshje plotësohet unaza e vendeve të rajonit që njohin lejet e drejtimit të dhëna nga autoritetet shqiptare me përjashtim të Greqisë, ku palët janë në negociata.
Shtetet që mund të lëvizet me patentë shqiptare, janë Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Italia për shtetasit shqiptare që janë rezidente deri në 3 vjet, dhe së fundmi Kroacia . MTI njofton se është në negociata edhe me palën turke, dhe është optimiste në arritjen e një marrëveshje.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb