TIRANE- Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj ka prezantuar sot skemën e granteve për sipërmarrjen, siç është edhe programi “IDEA”.

Gjatë fjalës së tij theksoi se ky program do t’u japë mbështetje sipërmarrjeve të reja. Mes të tjerash ai pohoi se programi do t’u japë mbështetje moshave të reja, nga 19 deri në 34 vjeç.

“Programi “IDEA” do tu ofrojë mbështetje sipermarresve te rinj. Mbështetje do të ketë për moshat 19-34 vjeç. Ndaj duhet të te fuqizojme ndermarrjet e vogla e te mesme. Ofrojmë mbështetje financiare dhe dije. Qeveria gjermane ka vënë në dispozicion një fond për sipërmarrësit e rinj por edhe të atyre ekzistues”, tha Ahmetaj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: