Gazeta franceze, “Le Journal”, ka botuar, të dielën e 26 gushtit 1928, në faqen n°3, mesazhin historik e patriotik të Ahmet Zogut drejtuar asokohe Asamblesë së parë kushtetuese shqiptare, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë në vijim për publikun shqiptar:

Tiranë, 25 gusht. – Sot në orën 9:00 u mbajt në solemnitet të madh dhe në mes të entuziazmit të përgjithshëm hapja e Asamblesë Kushtetuese Shqiptare

Ministri i drejtësisë lexoi një mesazh të kreut të shtetit.

Në këtë mesazh, Ahmet Zogu thekson se “Presidenti i Shtetit ka respektin më të madh për sovranitetin integral dhe të pacenueshëm të popullit shqiptar.”

Mesazhi i Zogut:

“Përfaqësuesë të kombit, ju do të shqyrtoni dhe do të zgjidhni të gjitha pyetjet mbi të cilat varet fati i atdheut, me plotësinë e sovranitetit tuaj, siç do ta gjykoni më të dobishme për prosperitetin e Shqipërisë. Vendimi juaj, duke pasqyruar vullnetin e popullit, do të jetë rendi i pandryshueshëm, i cili do të përcaktojë udhëzimet jetësore të shtetit, bazuar në parimin e sovranitetit dhe vullnetit të kombit. Duke ju uruar një sukses të plotë në misionin tuaj të lartë, që shënon një moment të rëndësishëm në historinë tonë kombëtare, ne ju përshëndesim sërish.

https://www.darsiani.com/la-gazette/gazeta-franceze-1928-mesazhi-historik-e-patriotik-i-ahmet-zogut-drejtuar-asamblese-se-pare-kushtetuese-shqiptare

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: