TIRANE – Të gjithë janë të vetëdijshëm për përfitimet e shumta shëndetësore që sjell domatja, pse jo edhe lëngu i saj. Domatet jo vetëm mund të zvogëlojnë sëmundjet e zemrës, por potencialisht mund të parandalojnë edhe dhjetëra sëmundje të tjera, sigurisht nëse ky perim konsumohet në mënyrë të rregullt çdo ditë.

Ja disa nga përfitimet shëndetësore dhe sëmundjet që parandalon domatja:
Ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës: sipas Universitetit të Bostonit sasitë e larta të likopenit ishin të lidhura deri në 30% me parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, sëmundjeve koronare të zemrës etj.

E pasur në vitamina e minerale: domatet i japin trupit një sasi të madhe vitaminash natyrore si vitmanina A, K, B1, B3, B5, B6, B7, C dhe folate, hekur, kalium, magnez, krom, zink dhe fosfor.

Zvogëlojnë dëmet e shkaktuara nga konsumimi i duhanit: domatet përmbajnë coumaric dhe acid klorogenik, elemente të cilat mbrojnë trupin nga karkinogenet që prodhohen nga tymi i duhanit.

Përmirësojnë shijen: mund të përdoren në çdo gjellë e gatim, ato përveçse ju japin vitaminat dhe mineralet e nevojshme ju përmirësojnë dhe shijen e ushqimit.

Përmirësojnë tretjen dhe lehtësojnë kapsllëkun: domatet janë një aleat shumë i mirë i lehtësimit të kapsllëkut dhe tretjes sidomos kur kombinohen me lëng spinaqi.

Zvogëlon rreziqet e medikamenteve statin: 1 gotë lëng domateje në ditë ju vjen në ndihmë pacientëve që përdorin medikamente staitin. Kjo klasë barnash mund të çojë në probleme me zemrën.

Parandalon sëmundjet e veshkave dhe formimin e gurëve në veshka: domatet dhe lëngu i tyre mund të përdoren si dizinfektues për të mbrojtur trupin nga shfaqja e gurëve në veshka dhe në tëmth.

Ato mund të reduktojnë dukshëm edhe problemet me traktin urinar. Përmirëson shëndetin e flokëve dhe lëkurës: domatet janë të pasura me vitaminë K, element i cili ndihmon në forcimin dhe shkëlqimin e flokëve. Studimet kanë treguar se 2 gota lëng domateje në ditë përmirësojnë pamjen e përgjithshme të lëkurës.

Përmirësojnë shëndetin e kockave: ky përfitim vjen sepse domatet janë të pasura me kalcium. Forcon sistemin imunitar: konsumimi ditor i domateve rrit përqindjen e vitaminës C në gjak, e cila pengon rritjen e hormoneve të stresit dhe forcon sistemin imunitar.

Parandalon mpiksjen e gjakut Ndihmon në djegien e yndyrës: domatet stimulojnë prodhimin e karnitinës, aminoacid i cili përshpejton procesin e djegies së yndyrës deri në 30%.

Parandalon sëmundjet e syve: domatet janë të pasura me luteinë, zeaxantinë dhe beta phytonutrien, elementë të cilët ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të syve dhe shikimit.

Parandalon goditjet në tru: sipas një hulumtimi të ri që u botua në revistën e shëndetësisë Harvard u konstatua se likopeni i gjendur në domate parandalon goditjet në tru. Rikthen ekuilibrin.(shendeti)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: