TIRANE- Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka ironizuar kryeministrin Edi Rama lidhur me një nga premtimet e tij elektorale, siç ishte dhe shpërblimi 1 mijë euro për çdo bebe që lind.

Me anë të një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Blushi ia premtoi këtë gjë edhe kryeministrit Rama, nëse e meriton si në rastin e çdo gruaje.
19248134_537403466383300_2889981044019666207_n
Fill pasi Blushi premtoi se do japë 1 mijë euro për çdo lindje, kryeministri postoi një foto në ‘FB’, ku shfaqeshin jo vetëm gratë, por edhe burrat shtatzënë.

MESAZHI I BLUSHIT
1000 EURO EDHE PËR EDI RAMËN
Edi Rama dashka të përfitojë nga premtimi im 1000 euro për çdo bebe. Do t’ja jap pa dyshim, por duhet ta meritojë sic bëjnë të gjitha gratë e Shqipërisë. LIBRA i mban premtimet.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: