10 ndeshje pezullim për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, ishte dënimi që Komisioni i Disiplinës i dha Hamdi Salihit. Në një prononcim ekskluziv për “Sport News”, sulmuesi i Skënderbeut ka komentuar këtë vendim, i pritshëm për të por jo në këtë masë:

Salihi: Gjesti ishte i dënueshëm dhe e prisja një gjë të tillë. Duke marrë parasysh çdo gjë që ndodhi, mendoj se prapë ishte disi i ekzagjeruar, dënim maksimal.
Ai gjest i Hamdi Salihit dhe pse i dënueshëm ishte një shfryje e pastër për një sezon të gjatë ku arbritrat ishin përcaktuar jo pak për disa verdikte të çuditshme që prodhoi ky sezon, një prej tyre është dhe ndeshja Vllaznia-Tirana, një klasike e futbollit shqiptarë e cila luhet për mbijetesë. Ish sulmuesi i Vllaznisë dhe Tiranës, Salihi shpreh keqardhjen e tij për këtë situatë ku ndodhen këto dy ekipe

Salihi: Asnjë nuk do gëzohet për këtë sfidë, as vetë arbitri që do e gjykojë sfidën nuk do gëzohet për të.

Vllaznia-Tirana vijon të bëjë shumë bujë për faktin se disa lojtarë si Bakaj apo Gilman Lika nuk kanë pranuar të luajnë kundër ish skuadrave të tyre, një zgjedhje për të cilin Salihi si një “ish” i famshëm i të dy klubeve nuk është aspak dakord

Salihi: Është e gabuar pavarësisht të gjithave, respektit që ke për ish-skuadrën, duhet të tregohesh profesionis për ekipin që ka investuar për ty. Asnjë nuk do vdesi prej kësaj.

Pasi arriti të shpallej kampion dhe zhvilloi një pjesëmarrje shumë pozitive me Skënderbeun në kupat e Evropës, Salihi saktëson se ky është sezoni i fundit në futbollin shqiptar

Salihi: Besoj se ky ishte fundi për mua, se nuk besoj se do vazhdoj të qëndroj.

Hamdi Salihi mbyll këtë sezon me 15 gola të shënuar për Skënderbeun, një pikë referimi për klubin korçarë dhe një vlerë e shtuar për futbollin shqiptarë. Mungesa e tij sigurisht vetëm sa varfëron një kampionat i cili ka pak gjëra të bukura për të ofruar.

 

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: