KORCE- Festa e ‘Birrës Korça’ ka sjellë mbrëmjen e djeshme një natë magjike për te gjithë pjesmarrësit nga i gjithë vendi. Nata e parë ndryshe nga vitet e tjera ka qënë e pushtuar nga turistët që kishin ardhur nga e gjithë Shqipëria për të qënë te peanishëm në këtë festë tashmë tradicionale të korcës. Një atmosferë e zjarrtë me muzikën e përgjezdhur nga kengëtarë te njohur të skenës shqiptarë, nën shoqërinë e pijes me të mirë në tregun shqiptarë, siç është “Birra Korça”, pjesmarrësit shprehen te mahnitur ketë mbrëmje ndërsa përcjellin urime për të gjithë.

Nga ana tjetër, kreu i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo shprehet se Festa e Birrës në 10-vjetorin e saj ka mbledhur mijëra turistë duke e shndërruar korcën në qytetin e festave ndërsa mbretëresha e pijës së kësaj feste mbetet unikja dhe e pandshmaja sic është vetëm “Birra Korça”

Në natën e parë të Festes së Birrës, mijëra pjesmarres kanë festuar deri në orët e para të mengjesit nën muzikën e lartë, gatimeve tradicionale, shijes së birres, e cila e ka bërë edhe më magjike mbrëmjen. Përveç turistëëve në këtë natë nuk kanë munguar edhe diplomatët të cilët kanë zgjedhur që të kalojnë një natë magjike në qytetin e korcës ndërsa shija e ‘Birra Korçës’ i ka shoqëruar ata deri në fund. Ambasadorja kineze, ambasadori polak dhe ai zv.amerikan kanë preferuar të qëndrojnë larg kamerës për të shijuar këtë festë të ngrohte si qutetarë të thjeshtë. Ndërkaq Festa e Birrës këtë vit ka kulmuar me një numër pjesmërrësh prej 30 mijë personash ku edhe hotelet kanë qenë të tejmbushura jo vetëm në qytet, por edhe më tej.
(ed.me/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: