TIRANE- Fill pasi Edi Rama publikoi në faqen e tij një program me 10 pika ku do të mbështetet qeveria në 100 ditët e para të mandatit, lumë komentesh nisën në profilin e ‘Facebook’-ut të kryeministrit.

Të shumtë ishin nga ata qytetarë që dhanë mendimin e tyre edhe për çështje të tjera që nuk ishin përfshirë në program, ndërsa kishte dhe nga ata që shfaqeshin skeptikë. Mes komenteve spikat ai i një qytetari, i cili i sugjeron Ramës që qeveria të hedhë sytë edhe nga sektori i turizmit.

KOMENTUESI: Ke harru turizmin bregdetar qe ska asnje regull dhe cdo njeri abuzon si te doje, nuk ke ku kalon nga shazllonet cdo cep rruge te del nje njeri thotë ‘asht toka ime ske ku parkon makinen’ veq duhet me ngatrru me milet nese nuk pagun lek per parking edhe ne trotuar .plus abuzohet me cmime cdo restorant vendos cmime si tju doje qefi a nuk ka nje ligh qe ti mbaj nen kontroll se po abuzojnë me njerzit?

RAMA: Po flasim per operacionet e 100 diteve te para te qeverisjes, mes shtatori-mes dhjetori dhe ne ate periudhe nuk ka shazllone ne cdo cep rruge o Jozef Frroku ta marrsha te keqen?
Rama komente
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: