GJERMANI– Policia gjermane është në ndjekje të një shqiptari, i cili akuzohet për një seri grabitjesh në Vorarlberg. Sipas mediave vendase shqiptari Ilir Sharka, 37 vjeç së bashku me një tjetër shqiptar janë autorë të 15 grabitjeve në banesat e zonës brenda 1 jave.

Pas informacioneve të marra, policia gjermane ka arrestuar njërin prej shqiptarëve, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndërsa ka shpallur në kërkim shqiptarin tjetër të identifikuar si Ilir Sharka, i cili konsiderohet si i rrezikshëm, shkruan media gjermane meinbezirk.at.

Grabitjet janë kryer mes periudhës nga 18 maji deri në 22 maj të këtij viti. Policia gjermane kërkon ndihmë për këdo që ka informacion për 37-vjecarin shqiptar të kontaktojë në numrin 059133-80-3333.
Screenshot010
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: