VLORE– Policia e Vlorës ka arrestuar një 17 vjeçar me inicialet F.Ç pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me forcë me një të mitur në banesën e kësaj të fundit.

Sipas policisë, pasi i ka hyrë në shtëpi, adoleshenti ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me E.R, 14 vjeçe. 17-vjecari është arrestuar pas kallëzimit të 14-vjeçares dhe akuzohet për ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur, mbetur në tentativë”.

Njoftimi i plotë i Policisë:
Policia arreston në flagrancë për veprën penale ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur, mbetur në tentativë”, shtetasin: F. Ç., 17 vjeç, banues në Vlorë.

Më datë 09.07.2017, Seksioni për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi, për arsye se ndaj tij, ditën e djeshme ka bërë kallëzim shtetësja E.R., 14 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila ka deklaruar se:

Më datë 09.07.2017, rreth orës 06:30, shtetasi F.Ç., ka shkuar në banesën e saj dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të (me forcë).

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur, mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 100 dhe 22 të Kodit Penal.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: