Një javë pasi siguroi ngjitjen në Seria B, klubi i njohur në futbollin italian, Parma, njofton se ka arritur një marrëveshje me investitorë kinez për financimin e skuadrës në të ardhmen.

Sot është shpallur se grupi kinez Desport dhe presidenti Jiang Lizhang kanë blerë 60% të aksioneve të klubit. Gjithashtu ish-ylli i Parma-s Hernan Crespo është emëruar zv.president, por 10% e klubit do të mbetet në pronësi të tifozëve, raportojnë mediat italiane.

“Kur arrin në nivele më kompetitive të futbollit profesionist, mendojmë se kemi nevojë për bashkëpronarë të fuqishëm financiarisht,” ishte shprehur zv.presideti Marco Ferrari.

“Kishim disa takime pozitive me investitorin Jiang Lizhang, i cili është i mirënjohur në vendin e tij si presidenti i Desport, një kompani që punon me të drejtat televizive në lidhje me futbollin dhe NBA. Ai kërkon të investojë te Parma.”

Parma shpalli falimentimin në vitin 2015 dhe që prej asaj kohe iu desh të militonte në kategorinë më të ulët siç është Seria D. Por që prej asaj kohe, në çdo sezon ngjitën nga një kategori duke arritur që sezonin e arshshëm, atë 2017-2018, të marrin pjesë në Seria B.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb