PESHKOPI– Kryeministri Edi Rama e ka nisur herët sot fushatën elektorale. Ai ka konsumuar një kafe me banorë të Peshkopisë, ndërsa në bashkëbisedim nuk kanë munguar batutat. Një qytetar i thotë Ramës se 20% e atyre që kanë qenë në çadrën e PD-së do votojnë për Partinë Socialiste, por kryeministri habitet dhe i kërkon të sqarojë se pse ka atë mendim.

Qytetari: 20% e atyre që kanë qenë në çadër do votojnë PS-në.

Rama: Po pse do votojnë PS-në?

Qyetari: Sepse ata menduan se do krijojnë republikën e re, por ai e përmbysi atë se do të shpëtojë lëkurën e vet. Ai dështoi në të gjitha linjat. Dje kanë pasur miting këta deputetët e PD dhe 200 veta kanë qënë atje, ata nuk kanë besim.

Rama: Po këta kanididatët e PD si janë?
Qytetari: Si ata mund të gjesh me thes, këta tanët e kanë të fituar. Ata edhe kryetarin e PD që kanë këtu nuk e njeh askush.

Rama: Si e parashikon rezultatin në Dibër ti?
Qytetari: Ju keni zgjedhur ata persona që kanë pasur respekt. Ne do fitojmë pa bërë fushatë fare. Ne do dalim më mirë nga herët e kaluara.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb