TIRANE – Socialistët do të mblidhen në një festë madhështore më 12 korrik, për të kujtuar 25-vjetorin e themelimit të partisë së tyre. Festa po përgatitet prej kohësh, nga stafi pranë kryeministrit dhe njëherësh kryetar i PS-së, Edi Rama.

Drejtuesit po kujdesen që të mos publikohet asnjë detaj nga organizimi, për ta lënë atë surprizë, por mësohet se janë mbi 2.000 të ftuar, mes të cilëve edhe ish-kryetari i PS-së, Fatos Nano.

Ftesat po u dërgohen ditë pas dite të gjithë themeluesve të kësaj partie, pa mbajtur asnjë mëri, edhe me ata me të cilët ndër vite ka pasur ndarje mendimesh dhe qëndrimesh.

“BalkanWeb” ka zbuluar përmbajtjen e ftesave të firmosura nga kryetari Edi Rama.

“25 vjet prej themelimit të Partisë Socialiste, e bëjnë festën e ditëlindjes së këtij viti një moment të posaçëm ritakimi mes brezash, për të kremtuar së bashku arritjet dhe sfidat e familjes sonë të madhe politike. Me dëshirën që të ndajmë këtë moment të gëzuar së bashku, shpresoj të takohemi në mjediset e shtëpisë sonë në Tiranë. Vëllazërisht Edi Rama”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb