SHKUP- Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë informon se i ka ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme me qëllim që organizimi i ndeshjes së Super Kupës së UEFA-së mes ekipeve të Real Madrid dhe Manchester United në Shkup të kalojë në rendin më të mirë.

“Janë angazhuar 2600 nëpunës policor të cilët janë të angazhuar për sigurinë e të pranishmëve në arenën e futbollit “Telekom”, rajonin rreth stadiumit të futbollit dhe fan-zonave, ku në pjesën më të madhe të ditë po qëndrojnë tifozët e ty dy klubeve, shkruan TV21.

Sipas instruksioneve të UEFA-së, në stadium mund të futen vetëm flamuj të klubeve të futbollit Real Madrid dhe Manchester United dhe flamuj të Spanjës dhe Anglisë”, njoftoi MPB.

Ministria u bën thirrje të gjithë atyre që kanë bileta për ndjekje të kësaj ndeshje të vijnë më herët në arenën nacionale për të evituar rrëmujën e panevojshme. “Në hyrje janë parashikuar kontrolle rigoroze dhe nuk do të lejohet futja e monedhave, shkrepëseve, kanaçeve dhe mjeteve të tjera”, thekson MPB e Maqedonisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb