Gazetari Mujë Buçpapaj ka analizuar sot situatën brenda PD-së, duke marrë shkas edhe nga zgjedhjet për kreun e ri që pritet të mbahen ditën e nesërme. Në shkrimin e tij për GSH.al, Buçpapaj është ndalur që tek kryetari i parë, Azem Hajdari dhe deri tek gara me një rezultat të ngushtë Berisha-Meksi.

Nga: Mujë Buçpapaj,
për “Gazetën Shqiptare”

Hyrje
Zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë po zhvillohen përmes një debati të fortë dhe kundërshtishë të brendshme, të cilat pasuan humbjen poshtëruese të kësaj partie në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017. Fillimi i procesit dhe në vijim është dominuar nga pikëpamje të kundërta nëse Partia Demokratike duhet të niste një analizë të thelluar të humbjes në zgjedhje, apo duhej të zgjedhte sa më shpejt kryetarin e saj. Sulmet dhe kritikat ndaj zotit Basha janë intensifikuar veçanërisht pas vendimit të tij për të mos dhënë dorëheqjen, por për “të ngrirë të gjitha funksionet e tij organizative”, si dhe marrë pjesë në garë për postin e kryetarit. Meqënse jemi duke përcjellë me kureshtje garën për kreun e ri të PD-së, do të ishte interesante për të parë se si janë zhvilluar konkurencat brenda kësaj partie gjatë 27 vjetëve, prej kur është krijuar kjo parti me emrin e të cilës lidhen disa nga arritjet më të bujshme të shqiptarëve gjatë gjithë historisë së tyre moderne.

Mujo-Bucpapaj-2014-1-752x440

Vertetë PDSH-ja është dominuar nga lideri karizmatik Sali Berisha, por gjatë dekadës së parë të kësaj partie, përpjekjet për ta spostuar apo zevëndesuar atë përmes zgjedhjeve të brendshme kanë qënë të forta dhe shpesh dramatike. Pas vitit 1999, edhe nga rivalët e Berishës është pranuar fakti se Berisha ishte i pakonkurueshëm në PD dhe sfiduesit kanë qënë fillimisht thuajse formalë dhe pastaj në dy Kuvendet e fundit, ku ai u konfirmua si kryetar, nuk kanë pranuar as të garojnë. Dihet se lideri i levizjes studentore të Dhjetorit 1990 Azem Hajdari, është edhe kryetari i parë i Partisë Demokratike. Prej 12 dhjetorit 1990 ai quajt si kryetar i Komisonit Nismetar të PD-së, sido që kishte atributetet e një kryetari në vendimarrje dhe orintim politikash. Studentet, perfshirë edhe Hajdarin, sido që kishin 7 anëtar në kryesinë provizore të PD-së, ata shiheshin si të papërgatitur për çuar PD-në drejt fitores së shpejtë dhe natyrisht pa përvojën e duhur jetësore dhe profesionale, kështu që sytë hidheshin nga profesoret e zgjedhur nga sudentët në Komisionin nismëtar. Një pjesë e këtyre intelektualëve në fakt po tregonin padurim, teksa kishin planifikuar largimin e Hajdarit, i cili kishte krijuar prej ditëve të para të Levizjes së Dhjetorit 1990 profilin e një lideri të fortë, popullor dhe të guximshëm.

Kështu që gjatë një mbledhje të mbajtur me 9 shkurt 1991 në mungesë të Hajdarit dhe Berishës të cilët ishin në një takim që kishte organziuar presidenti komunist Alia me liderit e partive politike në vend, u organizua një mbledhje e cila pati si përfundim heqjen e Azem Hajdarit si kryetar i PD-së.
Mbledhja zgjodhi përkohësisht kryetar Dr.Aleksander Meksin, anëtar i Komisionit Nismëtar. Këto zgjedhje nuk u njohën pasi “mbledhja ishte organizuar në mënyrë jo formale”, si dhe se “nuk kishte kuorumin e duhur për të marrë një vendim të tillë.”. Demokratët e kundërshtuan këtë procedurë si të parregullt dhe me 13 shkurt 1991 do të mbahej aktivi i parë i Partisë Demokratike i cili do të zgjidhte me votim të fshehtë një kryesi prej 19 anëtarësh. Pas këtij aktivi, Komisioni Nismëtar i PD-së, do të shndërrohej në Komision Drejtues të kësaj partie. Nga votimi i bërë një ditë më vonë në kryesinë e re, Prof. Dr. Sali Berisha, një lidër karizmatik i levizjes antikomuniste, u zgjodh kryetar i Komitetit Drejtues të PD-së me 9 vota i mbeshtetur nga votat e tre anëtarëve të rinj të këtij forumi, Neritan Ceka, Rexhep Uka, dhe Blerim Çela. Pas tij u renditën Aleksader Meksi me 5 vota, Gramoz Pashko me 4 vota dhe Azem Hajdari vetëm me 1 votë. Eduad Selami, professor i Univeritetit të Tiranës dhe bashkëthemelues i PD-së, u zgjodh sekretar i përgjithshëm i këtij komiteti. Ky organizëm kishte për detyre të drejtonte partinë deri në mbajtjen e Kuvendit Kombetar në fund të shtatorit 1991.

Muajit në vijim ishin shumë dramatike për vendin. Zgjedhjet e 31 marsit 1991 dhe konfirmimi i papritur i PPSH-së, ngjarjet e 2 prillit në Shkodër, rënjet njëra pas tjetërs të qeverive Nano si dhe prej qershorit 1991 qeveria e stabilitetit me pjesmëarjen e PPSH-së dhe të PD-së, kishin krijuar një panoramë të re politike në vend, të pa imagjinuar më parë. Natyrisht që kompromisi PD-PPSH, ishte një zgjidhje e vetme për rujatjen e vendit nga shkitja në anarkinë totale, sido që aq dëshpëruese për demokratët që mezi prisnin të shihnin PPSH-në të dalë nga skena qëverisëse e vendit. Kështu që kishin filluar hapur presionet e bazës ndaj PD-së për të dalë nga qeveria e stabilitetit(qershor-dhjetor 1991). Berisha po i përkrahte këto mendime gjithnjë dhe më shumë, i bindur se nuk kishte rrugë tjetër për nxjerrjen e vendit nga kriza. Në kundërpërgjigje të këtij qëndrimi, në fshehtësi, klanet e majta në PD po planifikonin largimin e Berishës nga drejtimi i PD-së. Para Kuvendit të parë të PDSH që do të mbahej më 26 Shtator 1991, grupi i të majtëve në udhëheqjen e PD-së kishte organizuar edhe skenarin e zëvendësimit të Berishës me Cekën. «Ramiz Alia në prapaskenë po punonte që të bënte për vete kundërshtarët e Berishës në kryesinë e PD-së, sidomos Pashkon, Cekën dhe Zogajn. (E.Biberaj «Shqipëria në tranzicion», faq.194). Berisha që ishte figura më e padiskutueshme në PD, i mbështetur nga delegatët, studentët dhe ish-të dënuarit politikë, u zgjodh kryetar i PDSH me 499 vota pro, ndërsa rivalët e tij për këtë post Nertian Ceka dhe Azem Hajdari morën nga 77 dhe 7 vota. Të majtët kishin humbur përfundimisht betejën për të kontrolluar PD, ndërsa ishin akoma që të mos dilej nga qeveria e koalicionit.

Shkrimin e plote mund ta lexoni ne GSH.al: http://www.gsh.al/2017/07/21/dossier-27-vjet-zgjedhje-ne-pd-qe-nga-azemi-kryetar-i-pare-dhe-gara-berisha-meksi-qe-mbaroi-9-me-5/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb