Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

3 gola për fitoren e parë, Gjermania “likuidon” Australinë për Kupën e Konfederatave (Video)

auto_gjermania1497892184

Gjermania ka likujduar sot për Kupën e Konfederatave Australinë me rezultatin 3-2 duke marrë 3 pikët e para në Grupin B, po aq sa ka dhe Kili. “Panzarat” pavarësisht se zbritën në fushën e lojës me lojtarë të rinj në përbërje, arritën t’a dominonin kundërshtarin duke ‘nderuar’ trajnerin Joakim Lëv.

Gjermani me anë të Stindll zhbllokoi shifrat e para që në minutën e 5-të, por kur pritej dyfishimi i rezultatit, Australia gjen forcat të barazojë në minutën e 41-të. Katër herë fituesit e Botërorit nuk dorëzohen dhe 1 minutë para se t’i drejtohen dhomave të zhveshjes rikthehen sërish në avantazh falë Drazler që realizoi nga 11-metrat.
Gorecka-470x315
Me fillimin e pjesës së ditë ishin përsëri gjermanët që shënuan me anë të mesfushorit të Shalkes, Gorecka në minutën e 48’. Një gabim i Ter Stegen, portierit të Barcelonës, do rihapte takimin në të 56-ën, por vetëm kaq pasi takimi mbyllet me shifrat 3-2.
Mustafi-470x584
Për 90 minuta me “panzerat” luajti edhe mbrojtësi i Arsenal me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi.

(e.k/BalkanWeb)



KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.