Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

“4 vjet ke qeverisur me tepsi”, Rama e pranon: E dija, është një sistem pervers

edi rama 1

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka pranuar hapur se për 4 vjet është qeverisur me tepsinë, një nocion për ndarjen e pushtetit e futur në fushatën elektorale të këtij viti nga vetë kreu i ekzekutivit. Në emisionin “Të paekspozuarit” në News24 Rama tha se është një sistem pervers që duhet të rrëzohet dhe ndaj kërkon ndihmën e shqiptarëve pasi vetëm nuk mund ta bëjë.

Ju kërkoni tepsinë për vete?
Rama: Mënyra si funksionon është kjo. Mbaron zgjedhjet dhe kur partia e parë nuk i ka numrat fillon negociatat me partitë por në bazë të programit. Por ti më thua nëse vij duhet të pranosh 1-2-3 pika të programit. Këtu nuk funksionon kështu.

Kur e keni kuptuar ju këtë punën e tepsisë?
Rama: Që ditën e parë kur mbas zgjedhjesh jemi detyruar të bëjmë këto muhabete. Unë s’kam vajtur fare kam angazhuar njerëz.

Pra 4 vjet ke qeverisur me tepsi?
Rama: Patjetër mo… Lëri këto. Të lutem shumë.

E ke ditur që herën e parë?
Rama:Sigurisht që e kam ditur. Është një sistem pervers.
Rama: Jo se unë nuk e kam votën të mjaftueshme që të vazhdoj procesin e qeverisjes unë të them ty: O vëlla do vish në koalicion’. Por jo ti të më thuash ‘mua më duhet tepsia’.
Rakipi: Por duhet tu kërkosh ndjesë shqiptarëve se për 4 vite ke qeverisur me tepsi…
Rama: Ore Ylli po mundohesh të më bësh mua fajtor. Unë jam zgjedhur të qeveris, jo të bëjë analistin e qeverisë. Në 2013 u zgjidhen me koalicion. Jam krenar për atë koalicion pasi me atë koalicion kemi bërë themelet. Si tu thosha shqiptarëve para dy vitesh???
Rakipi: Një kryeministër serioz në një sistem demokrat ose ikën ose…Ti më ke qeverisur me tepsi, tani më thua ska më tepsi. Jep dorëheqje kryeministri..
Rama: Unë dola të kërkoj vota për të bërë kryeministrin dhe për të reformuar gjithë strukturën, pasi kemi bërë edhe reforma.
Rakipi: Tepsinë s’po e shpjegon mirë…
Rama: Po e shpjegoj mirë, tepsia ka 27 vite.
Rakipi: 4 vitet e dyta jam dakord me ty që mos të ketë tepsi. Por pse ke pranua të qeverisësh 4 vite me tepsi…
Rama: Në 44 muaj …
Rakipi: Pse 400 vjet do rrish ti?
Rama: Në 44 muaj, pasi 4 vite bëhen në fund të shatorit, s’mundet të bëhej shtet formimi. Ne e kemi filluar punë me sistem. Unë mendoj se…ju flini për pulën e radhës. Unë shoh atje ku dua (Lart). Nëse do të flasim për pulat, unë po të shpjegoj si të mos shkojmë gishtin kur gishti tregon hënën.
Rakipi: Me këtë nismën tende s’ka njeri ta kundërshtojë..
Rama: Në rregull pra, le ta votojnë.
Rakipi: Duhet t’u thuash shqiptarëve :4 vjet bëra një tepsi të madhe sa tavolina ime.
Rama: Jo jo. Ja këtu është gabimi jot. Jo duhet tu them: Shqiptar, unë tepsinë e gjeta në mesin tuaj. Kjo është një reformë që do mbështetjen e popullit, që mos të shantazhohemi, dhe mos të kalojmë nga katundi politik, pasi ju jeni katundi mediatik.

(m.k/ed.me/BalkanWeb)



Komente ( 2 )

  • Ylli je nder gazetaret me inteligjent ne Shqiperi.

    Rama e pranoi qe ka qeverisur 4 vjet me Tepsi

    Dhe ishte ne djeni qe ne fillim.

    Bile dhe administrata e tij kopjoi Tepsine.
    Eshte sistemi pevers tha Rama.

    Kjo eshte shqetsuse per nje Komb

    Ne Europ Edi Rama arrestoheshte ne mes te emisionit per kete qe tha.

  • Bravo Ylli Rakipi

    E e nxore qelbesiren zbuluar

    Kam qeverisur me Tepsi,.. e pranoi vet Rama

    Administrata e Rilindjes kopjonte tepsine e LSI

    Sitem pevers tha Rama,.shkaktari duhet te mbaj pergjegjsite

    Rama duhet te dorhiqet ,..eshte rrezik per kombin

    E pranon qe ka vjedh 4 vjet

    Prokuroria ta hetoj dhe ta arrestoj qelbesiren

    Ska turp

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.