BERAT- Një 40-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke pirë fostoksinë. Ngjarja e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në fshatin Bardhaj i Ri në Velabisht të Beratit.

Burime zyrtare nga policia lokale bënë me dije se Mirela Selenica është vetehelmuar, ndërsa dyshohet se ishte në gjendje depresive. Ndonëse ajo është transportuar me urgjencë në spitalin e Beratit, gruaja ka ndërruar jetë.

NJOFTIMI I POLICISË
Në Berat më datë 10.07.2017, njoftohemi se është vetëhelmuar më lëndë helmuese (fotoksinë) shtetasia Mirela Selenica,40-vjeçe,nga fshati “Bardhaj i Ri” ne fshatin Velabisht në Berat, e cila ka ndërruar jetë në Spitalin e Beratit. Nga veprimet e kryera dyshohet se shtetasi M.S. është vetëhelmuar si pasojë e gjendjes depresive në të cilën ndodhej. Nga këqyrja e kufomës rezultoi se vdekja ka ardhur si pasojë e vetëhelmimit. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Berat, për hetime të mëtejshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb