Teksa kanë mbetur dhe më pak se 500 kuti nga fundi i numërimit, liderët e dy partive më të mëdha në vend, Edi Rama i PS dhe Lulzim Basha i PD nuk kanë reaguar ende. I vetmi reagim, ka ardhura nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, që gjithashtu nuk dha një nuk ka pranuar të japë asnjë koment në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve.

Duke dalë nga selia e PD, Basha tha para gazetarëve se pas përfundimit të numërimit do të japë opinionin e tij.

“Pas përfundimit të numërimit do të jap komentet e mia”, ka thënë Basha.

Partia Socialiste kryeson me mbi 665 mijë vota, ndërkohë që PD ka 396 mijë vota. Deri më tani janë mbaruar së numëruarit kutitë në qarkun e Dibrës, Vlorës dhe Korçës.

(e.f/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb