Pas bërjes publike të listave për kandidatët për deputetë të PD, Basha tha për gazetarët se nesër PD nis marshimin drejt fitores. Ai tha se në listë ka shumë emra dhe fytyra të reja, dhe është krenar për krijimin e saj.

“Ka qenë proces me zgjedhje të vështira, i kam bërë zgjedhjet e vështira mes personaliteteve që mbështetin Republikën e Re. Ka shumë emra, e fytyra të reja, jam shumë krenar për listën. Nesër nisim marshimin drejt fitores,” tha Basha.

 

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka hequr nga lista e kandidatëve për deputetë disa nga figurat kryesore të PD, si  Topalli, Bregu, Bode, Patozi e Selami.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: