TIRANE – Moderatorja e Top Channel ka disa lajme të rëndësishme për të na dhënë për jetën e saj. Blitz.al ka konfirmuar që ajo do të martohet së shpejti dhe që është në pritje të fëmijës së saj të pare.
9a666b1bcbca32efa416adc2b484ac9a
Elona Duro prej kohësh është e dashuruar me menaxherin për Shqipërinë të një kompanie italiane, Lorenc Goga dhe me sa kuptohet, ata kanë vendosur të martohen, teksa janë duke pritur fëmijën e tyre të parë.

Blitz.al ka konfirmuar lajmin duke zbuluar që fëmija është djalë. Me sa duket Elona do të jetë një nuse shtatzënë, megjithatë duhet të thënë që me fustanet e gjerë dhe plot stil që mban këtë periudhë, barku nuk i bie fare në sy, por shtatzënia nuk është në fillimet e saj dhe pamja që i ka falur është plot dritë.

Elona është bërë shumë e njohur në Top Show ku ishte opinioniste me Bieta Sulon gjatë një sezoni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb