NGA: ILIR SINANAJ
Pothuajse të gjithë i kemi parë filmat vizatimor me robotë që transformohen në makina apo avionë si edhe filmat kinematografikë të antologjisë “Transformers”, ku protagonistët janë përsëri robotët që flasin dhe transformohen në mjete transporti. Por së shpejti ne do të mund të blejmë makina që transformohen në robotë

Së fundmi ka dalë pikërisht në shitje një makinë e llojit BMW, e cila transformohet në robot. Makina-robot, e quajtur Antimon është ndërtuar nga një kompani turke, “Letrons”, Në këtë projekt kanë punuar një grup inxhinierësh turq për një periudhë prej 11 muajsh. Makina-robot nuk mund të ngitet nga njerëz, por mund të komandohet me telekomandë dhe arrin një shpejtësi prej 20 kilometrash në orë. Nga ana tjetër ky mjet nuk lejohet të qarkullojë nëpër rrugë.

Makina-robot Antimon është aktualisht në shitje ndërsa ekspozohet në një panair në Abu-Dabi të Dubait për ofruesin me çmimin më të lartë. Por çmimi fillestar i makinës-robot është 600 mijë dollarë, raporton CNN.

Makina-robot e kryen transformimin për 30 sekonda, dhe ndërsa është e transformuar në robot mund të lëvizë kokën krahët dhe gishtat. Kompania “Letrons” është duke përgatitur edhe 12 makina-robotë të tjerë. Konceptuesit e këtij projekti shpresojnë se në të ardhmen do të mund të krijojnë edhe makina transformuese, të cilat do të mund të ngiten nga njerëz. Kompani “Letrons” shpreson të marrë fonde nga të interesuarit në projektet e tyre në mënyrë që të thellojnë punën kërkimore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: