DURRES– Një 61-vjecar ka humbur jetën në mënyrë tragjike, pasi ka pësuar atak kardiak, ndërsa ishte duke udhëtuar në autobusin e linjës Kavajë –Durrës.

Sipas policisë, P.Xh nga Durrësi ka pësuar atak dhe ka ndërruar jetë duke mos pasur mundësi të transportohet në spital.

Njoftimi i policisë:
Me date 19 ora 05.00 ka gjetur vdekjen në autobusin e linjës Kavajë -Durrës 61 vjeçari P.Xh banues në qytetin e Durrësit.
Nga ekspertiza mjekësore rezultoi vdekje nga një atak kardiak.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: