TIRANE- Shtatë drejtorë të Ministrisë së Arsimit kanë kallëzuar në prokurori ministren teknike të PD-së, Mirela Karabina. Mësohet se kallëzimi penal është bërë për shpërdorim detyre, me pretendimin se ka intimiduar stafin e MAS.

Në një deklaratë për mediat, Vladimir Gjoni, drejtor i Sporteve në MAS pohoi se ka pasur dhunë fizike ndaj punonjësve të këtij institucioni. Mes të tjera ai tha se Karabina ka ushtruar stres në të gjithë institucionin.

“Mirela Karabina ka intimiduar stafin e MAS. Ka pasur dhunë fizike ndaj punonjësve të MAS si dhe ministrja ka ushtruar stres në të gjithë institucionin. Po ashtu është penguar puna pasi ka pasur stres në gjithë ministrinë. Janë shumë çështje që janë shpërdoruar. Janë përmendur në kallëzim in penal. Do i merrni vesh të gjitha. Edhe për dhunë ka kallëzim”, tha Gjoni.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: