Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

73 mijë largime nga puna, alarmohen tatimet, Briseida Shehaj email stafit: Kontaktoni çdo subjekt

TIRANE – Listat e të larguarve nga puna për periudhën shtator-tetor të këtij viti tregojnë një situatë vërtet alarmante të pushimeve nga puna të punonjësve. Sipas listave, të ndara sipas rretheve, që disponohen nga Monitor, janë rreth 73 mijë largime nga puna të deklaruara të punonjësve për shtatorin dhe tetorin 2015, shumë prej të cilëve i përkasin industrisë së këpucëve e veshjeve dhe të call center, dy sektorët që kanë qenë gjeneruesit kryesorë të punësimit në vend.

Këto të dhëna kanë shqetësuar dhe drejtoreshën e përgjithshme të Tatimeve, Briseida Shehaj, e cila në një email drejtuar stafit u thotë atyre “Dua urgjent analizën sidomos drejtoria e VIP, janë 4800 largime dhe është alarmante. Kontaktoni çdo subjekt”.

Sipas listave, rekordin e mban Tirana me rreth 29 mijë largime. Edhe bizneset VIP kanë shkurtuar në dy muaj rreth 9500 punonjës.

Në listën e kompanive që kanë shkurtuar punonjës mbizotërojnë ato të fasonit, por edhe të call center. Ky i fundit ishte i vetmi sektor që ishte aktiv në punësimin e të rinjve vitin e fundit, por që ka deklaruar shumë shkurtime në shtator e tetor.

Shkurtime ka bërë dhe administrata shtetërore, sidomos në Tiranë, apo dhe Komunat, në kuadër të reformës së re administrative. Shkurtime kanë pasur dhe kompanitë e ndërtimit.

Rrethi i dytë që ka humbur më shumë vende pune, është ai i Durrës, me rreth 8300. Edhe në këtë qytet, ka shumë kompani fason, kryesisht veshje, që kanë ulur numrin e të punësuarve.

Në Shkodër, rezulton që biznesi i veshjeve dhe i këpucëve është në vështirësi. Një numër i madh sipërmarrjesh të këtij sektori po shkurtojnë me dhjetëra punonjës. Në Shkodër janë larguar rreth 4100 punonjës në dy muajt në fjalë.

Rreth 3000-4000 të larguar ka pasur dhe në qytetet e Elbasanit, Fierit dhe Vlorës.
Këto shkurtime masive të vendve të punës përkojnë me fushatën anti-informalitet, me një presion të shtuar ndaj bizneseve dhe ashpërsimin e gjobave për punonjës të pasiguruar dhe deri te kërcënimet për burgim. Në kahun tjetër, ekonomia dhe konsumi po ngadalësohen, burimet e financimit kanë shteruar (banka nuk po japin më kredi), çka ka vënë realisht në vështirësi biznesin. Banka e Shqipërisë uli së fundmi për herë të dytë pritshmëritë për rritjen ekonomike, në 2.5% (parashikimi fillestar ishte 3%, që u ul në mes të vitit në 2.7%).

Sipërmarrës të sektorit të veshjeve pohojnë se ata nuk kanë më interes të shtojnë fuqi punëtore, pasi dhe situata në Itali nuk është pozitive, por edhe ambienti i brendshëm nuk është favorizues. “Po maksimizojmë burimet që kemi dhe po mbajmë personelin e kualifikuar”, thonë fasonistët, duke shtuar se sipërmarrësit tani, që “u janë prerë këmbët” po i bëjnë mirë llogaritë, duke larguar punonjësit me rendiment të ulët.

Fushata anti- informalitet shton në skemë 141 mijë persona
Megjithatë, fushata kundër informalitetit ka pasur dhe aspektin e saj pozitiv, në shtimin e numrit të punonjësve të deklaruar, që janë më të larta se numri i të larguarve. Për shtator-tetor 2015, rezultojnë të jenë futur në skemë rreth 141 mijë persona, nga të cilët rreth 90 mijë vetëm në shtator, kur filloi aksioni.

Si rrjedhojë, diferenca neto e vendeve të shtuara të punës, është rreth 68 mijë.
Megjithatë, ndërsa të shtuarit në skemë kanë qenë në pjesën më të madhe të punësuar, por në të zezë, dhe thjesht janë formalizuar (një pjesë e madhe e atyre që janë futur në skemë janë biznese individë, të vetëpunësuar), largimet masive nga puna tregojnë se rreth 73 mijë familjeve (apo 10% të totalit të famijleve shqiptare) u ka ikur të paktën një burim të ardhurash.

Krahasimi me muajt e mëparshëm, për të parë nëse numri i të larguarve ka qenë po aq i lartë, apo kjo dukuri është përshpejtuar në shtator-tetor është disi i pamundur, pasi tatimet nuk i kanë mbajtur të dhënat e detajuara në këtë formë më parë, por gjithsesi vlerësohet se situata është përkeqësuar. Nga tabelat e largimeve dhe punësimeve rezulton që sipërmarrjet që kanë larguar punonjës nga puna, nuk kanë marrë të tjerë, ndërkohë që ka dhe biznese që kanë pushuar 20-30 punonjës njëherësh.(Monitor)
(er.nu/BalkanWeb)



Komente ( 39 )

  • timi

    Nga paaftesia juaj injorante nga paaftesia jote.

  • xhkomunistibashkistiran

    kan ikur 73 mije po do futen ne ditet e ardheshme 373 mije mos u merzitni nuk genjen rilindja na e ka premtuar e ne besojem ne udheheqesin ton hiresin edromjevgrumunin.

  • myzeqari

    Po mjere populli po Briselda te shkoj atje ku e ka dhjere e jema.

  • Rilindje

    Le te bejn cfar te dojn kete do populli keto qe jan hek prej pune jan identifiku si te djatht keto kan ne dor gjith shqiperin me privat me shtet, privatin e kontrollon LSI Shtetin PS, keta do jen ne pushtet per 100 vjet dhe nuk levizin. Ky fat na ra skemi cte bejm, vet kam qen ne emigrim 15 vjet po me digjte malli per familjen dhe u ktheva srrija dot prej vetmis dhe rracizmit, ketu ska ndryshuar asgje qe kur ika biles esht ber me keq. Pushteti bashkpunon me mediat dhe gjyqsorin dhe bizneset

  • kalemi

    Ku qendron problemi ktu?

  • EDVERI

    Mbase kane ike vet qe te vijne e te punojne te ju se qeverria e rilindjes ka hape 300 mije vende pune.a do rilindim apo jo.

  • Eri

    Hajde llotaria shitni shpia makina lop TV radio ora varse edhe op adobuzi. ..gjermania anglia Italia. ..a mer shqiptar deri sa nuk i veni gishtin kokes per voten qe jepni faliani ket vend plerave. pd. ps.lsi.koka ben koka peson …eshte mesua shqiptari skllav ..i evropes mjer shqiperia
    ..

  • Busineset e vegjel ne te gjithe boten kane punetor te pa siguriar dhe kete e lejojne Vete shtetet pasi bejne sikur nuk e dine as nuk behet fjale te shkojne per kontrolle siç ndodh ne shqiperi. Ne shume shtete te botes ka refugjate pa dekomenta por te gjithe punojne te pa siguruar. Pershembull ne te gjitha restorantet ne nje nder qytetet me te Medha ne bote punojne 75% e punonjesve te pa siguruar dhe nuk paguhet asnje takse per ato punetore. Kjo lejohet sepse shteti vjel te ardhura nga perfitimet e ketyre bizneseve(me mire te hapurase te mbyllura) po ashtu edhe njerezit punesohen dhe u jepet mundesia per te jetuar nje jetë jo luksoze por mesatare. Ne Shqiperi u zhvilluan shume bizneset kohet e fundit siç duket dhe duhen rrjepur!!!

  • Dorina

    Shenimi ne fund te tabeles: “te dhenat jane te rrumbullakosura”. Se kuptoj si mund te largohen te punesuarit me presje dhjetore!!! Ku qendron problemi ketu…

  • Largimet

    Po mire jane larguar 73,000, por fotoja 1 tregon qe jane punesuar 141,000. Pra, kjo tregon qe jane shtuar jo pakesuar. Nuk e di ku qendron problemi ketu?!

  • Ropt

    Iku autobusi per Gjermani iku,dhe 2 vende…

  • Albi

    Prit znjsh drejtoreshe prit se ky eshte vetem fillimi.

    Do shikoni si do mbyllen bizneset sapo te hyje ne fuqi dhe ligji i famshem i Tahirit per kamerat.

    Atehere do keni me tamam rilindje, se gjithe bizneset egzistuese do mbyllen.

    • Ilir

      Per kamerat mos fol ti duhet te jesh kriminel hajdut qe flet keshtu kamerat duheshin ven me koh mos te ket me vrasje dhe grabitje, ku e ke hallin ti mos te filmojn duke ber ndonje shkerdhatllik.

      • Albi

        Or ti Ilir. Kamerat vendosi po jo me leket e mia.

        Do te besh shtet ik bleji kamerat jo ti vesh gjobe bizneseve pse nuk vejne kamera per shtetin.

        Por prandaj nuk bejme hajer ne shqiptaret se jane boll spiunat si puna jote dhe nuk kemi nevoje per kamera.

        Ik lexo projektligjin ku eshte e shkruar qe mundesisht te kesh dhe linje interneti qe komisariati te kete te drejte te shohe gjithe kohes me kamerat e bizneseve.

  • ajo qe jan punesuar 141 mij vet eshte krejt bllof, te pakten pjesa e call centerave eshte dhe funksionon ne kete menyr, ne mujin gushte jan pushim dhe cdo i punesuar ate muaj hiqen nga sigurimet dhe sigurohet ne mujin shtator. dhe ato qe kan ik nga call centerat kan perfundu tu kerku azil ne gjermani france etj etj. keshtu qe situata eshte kaotike, se di ju interreson apo jo. gjithsesi bravo rilindja se po ja arrini qellimit qe me e ba me jetu vetem 1 milion veta ne ket vend

1 2

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.