Milot Rashica futbolllisti kosovar i cili ka shkëlqyer në dy vitet e fundit në futbollin holandez me skuadrën e Vitesse, tashmë kërkohet nga Napoli, që është e gatshme të ofrojë rreth tetë milionë euro për lojtarin raporton ‘Tuttosport’ . Mesfushori spanjoll, Jose Maria Callejon pritet të largohet nga Napoli gjatë verës dhe alternativë e tij është Rashica.. Serge Gnabry, Amato Cicireti dhe Milot Rashica janë synimet e Napolit për merkaton e verës. ‘Tuttosport’, ka shkruar se Napoli ka në plan këto tre lojtarë për ta zëvendësuar spanjollin por i pari në listë është kosovari Rashica.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb